Nuk jemi mësuar që aktoret indiane t’i shohim të zhveshura ose të pozojnë me të brendshme, por Rejna Malhotra i ka thyer gjithnjë rregullat. E njohur si “Zvetlana” nga seriali “Bixhoz me dashurinë”, aktorja indiane ka postuar së fundmi disa foto nga setet fotografike që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në një prej fotove Rejna shfaqet me fustan të zi dhe ekspozon kurrizin ndërsa në foton tjetër duket shumë seksi e veshur me të brendshme dhe një peshqir. Rejna Malhotra e nisi karrierën në televizion si modele ndërsa aktrimin e filloi vetëm pak vite më parë, megjithatë famën e madhe e mori me rolin e “Zvetlanës” ku luan për disa sezone në serial krah aktorëve më të njohur të Bollywoodit.