Pushimet janë periudha më e rëndësishme e vitit për të gjithë ata që duan t’i largohen lodhjes dhe ngarkesës së përditshmërisë.
Disa vendosin të eksplorojnë dhe të shkojnë në vende të ndryshme për të pushuar, ndërkohë që ka edhe persona të cilët duket se preferojnë të shkojnë çdo vit në të njëjtin vend.
Aktori i njohur Gent Hazizi i ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” me Blerina Bombaj ka treguar se prej 20 vitesh tashmë, pushon në të njëjtin vend, në Qeparo.
“Që nga viti 1998 unë çdo vit shkoj me pushime në Qeparo” – ka thënë aktori./revistawho.com