Romi bën që Shivai dhe Anika mos ta arrijnë Omin. Shivai përplas makinën me një pemë. Ai telefonon Omin por telefonit i bie bateria. Om arrin Zvetlanën dhe thotë se Anika paska pasur të drejtë pasi ajo mund të ecë. Shivai sëmuret dhe i thotë Anikës t’i japë ilaçet. Një trung peme bie mes tyre por shpëtojnë. Anika dhe Shivai hyjnë brenda një shtëpie. Anika shkon të marrë karikuesin e telefonit të Shivait që ai të flasë me Omin por jashtë është stuhi. Shivai shqetësohet për Anikën por ajo shkon. Dikush i vendos Anikës litarin në fyt shkruan revistawho. Anika bërtet dhe Shivai e dëgjon. Ai shkon dhe tronditet kur sheh Anikën të varur në pemë. Ai e shpëton dhe mundohet të zgjojë Anikën e cila është pa ndjenja. Anika vjen në vete. Shivai i thotë mos ta bëjë më këtë. Anika i thotë se ra pre e kurthit për kafshët. Shivai bie pa ndjenja. Anika tmerrohet dhe i kërkon të hapë sytë. Ajo qan dhe mban kokën e Shivait në prehër./revistawho.com