Kur vjen puna te ushqimi të gjithë kujdesemi të hamë sa më mirë dhe ato që na pëlqejnë. Gastronomia përbën padyshim një art më vete për shumëllojshmërinë e shijeve dhe kombinimeve që ofron. Por janë disa ushqime që edhe pse duket sikur nuk kombinohen shijojnë shumë. Disa prej tyre janë:
Mango dhe Piper
Do ishte perfekt për kokteil. Në këtë rast piperi balancon ëmbëlsinë.
Vaji i ullirit dhe Akullorja
Në Itali akullorja me vaj ulliri është ndër më të preferuarat. Epo nuk cilësohet kot si e tillë!
Pula me Coca-Cola
Nuk po themi shumë për këtë kombinim. Provojeni dhe do mahniteni!
Çokollata dhe Avokado
E çuditshme apo jo? Është kombinimi perfekt i një ushqimi të shëndetshëm me çokollatën aq shumë të dashur për të gjithë.
Domate dhe Luleshtrydhe
Perfekte për sallata dhe brusketa. Aciditeti i domates, balancon ëmbëlsinë e luleshtrydheve.
Pica dhe Nutella
Ky kombinim sado i çuditshëm duket me siguri do gjejë mbështetje në masë. Kush nuk i do picat dhe nutellën…/revistawho.com