Ditën e djeshme u arrit dhe marrëveshja mes kryetarit të bashkisë, Erion Veliajt dhe tre përfaqësuesve të “Teatrit Kombëtar”. Në përfundim u vendos se Tirana do të ketë një teatër të ri i cili do të ketë kushte bashkëkohore. Lidhur me këtë kanë reaguar shumë artistë, një ndër ta është edhe ai i cili ka dhënë shumë për teatrin shqiptar, Robert Ndrenika. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes dhe shpreson në hapjen e teatrit të ri.
“Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një maratone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një “Teatri Kombëtar” bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej”, shkruan Roberti./revistawho.com