Ndonëse kanë shumë kohë që janë ndarë sërish kjo nuk e ka penguar aktorin Brad Pitt t’i bëjë një dhuratë aktores Jennifer Aniston. Një dhuratë e papritur ka mbërritur në shtëpinë e çiftit të sapormartuar, Justin Theroux dhe Jennifer Aniston. Një burim u shpreh për revistën amerikane “National Enquier” se aktori i famshëm, Brad Pitt i ka dërguar ish – gruas një vazo kristali të mbushur me luledielli ditën e dasmës, shoqëruar me një karolinë urimi ku shkruhej: “Urime! Të trashëgoheni!” Dhurata – thotë revista nuk është pritur mirë nga bashkëshorti i Jenifer Anisston. Ai e ka marrë vazon dhe e ka vendosur diku në një cep të shtëpisë për të mos i dhënë fare rëndësi.
Discussion about this post