Shivai habitet kur Sahil i thotë se Anikës i ka rënë sëmundja e dashurisë. Anika gjithashtu habitet. Sahili thotë se ky është titulli i filmit që dëshiron të shohë ai dhe Shivai. Anika i thotë se Shivai nuk sheh filma të tillë por Shivai duket i interesuar. Ai pyet Anikën çfarë filmi është. Anika i thotë se është kot. Ajo mundohet të largojë Sahilin. Sahil i thotë Shivait se duhet ta shohë atë film. Ai i tregon që heroina e filmit flet në një gjuhë të çuditshme ndërsa heroi është si Shivai. Anika e largon Sahilin. Anika shkon të flejë. Ajo sheh Shivain në ëndërr dhe fillon të shqetësohet. Në mëngjes Anika çohet dhe vendos të qëndrojë larg Shivait. Shivai çohet dhe Anika fshihet. Shivai shkon në kuzhinë dhe Anika sërish fshihet. Ajo futet në dollap. Shivai e hap dhe habitet kur sheh Anikën aty. Anika thotë se po merrte rrobat dhe largohet. Anika fshihet sërish që Shivai mos ta shohë. Ai e kupton që Anika po fshihet dhe nuk shkon në punë. Sapo Anika del ai i shfaqet. Shivai e pyet Anikën pse po fshihet nga ai. Anika e përqafon dhe qan. Ajo i thotë se ka ndodhur diçka që nuk duhet të ndodhte dhe ka frikë. Shivai i thotë se asgjë nuk do ndodhë pasi ai është aty. Anika i thotë se i kujtohet gjithçka çfarë kaluan sa herë e shikon atë. Shivai thotë se edhe atij i ndodh e njëjta gjë. Ai e puth Anikën në ballë shkruan revistawho. Anika shkon tek Sahili dhe e ndihmon me një projekt. Ajo thyen një xham që i duhet për projektin. Tia i merr copat e xhamit dhe thotë se Anika ja lehtësoi punën. Ajo sheh Pinkin dhe bën sikur nuk ndihet mirë. Pinki thërret shërbëtoren dhe i thotë t’i sjellë Tias lëng. Anika është aty dhe ndihmon shërbëtoren e cila po kërkon sheqerin që t’ja hedhë lëngut të Tias. Pinki shkon atje dhe sheh Anikën duke hedhur sheqer tek lëngu. Ajo merr lëngun dhe ja çon Tias. Tia pi pak dhe i bëhet gjuha me gjak. Gjyshja pyet çfarë ndodhi. Ajo sheh xhama të thyer në gotën e lëngut. Pinki tronditet dhe kujton Anikën që po i hidhte sheqer. Ajo thotë se Anika ka hedhur xhama të thyer në lëngun e Tias shkruan revistawho. Gjyshja mbron Anikën. Pinki thotë se Anika nuk do që Tia ta lindë bebin. Ajo i thotë Shivait që e pa Anikën duke hedhur xhama të thyer në lëngun e Tias. Pinki merr kutinë e sheqerit dhe tregon që në të ka xhama të thyer. Ajo i thotë Shivait ta nxjerrë Anikën nga shtëpia. Anika thotë se nuk ka bërë gjë. Pinki i bërtet dhe e nxjerr jashtë. Shivai e ndalon Pinkin dhe i thotë se Anika nuk do shkojë asgjëkundi./revistawho.com







