Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Brenda dasmës së Afërdita Dreshaj, zbulohen detaje nga ceremonia dhe veshjet e çiftit

30/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Brenda dasmës së Afërdita Dreshaj, zbulohen detaje nga ceremonia dhe veshjet e çiftit

Një dasmë, jehona e së cilës ka nisur muaj më parë, kur çifti pranoi publikisht se qershori i këtij viti do të ishte koha kur dashuria e tyre disavjeçare do të zyrtarizohej në martesë. Martesa e modeles Afërdita Dreshaj me sportistin çek Jakub Kindl ka qenë kryefjala e ditëve të fundit.





Festa ka filluar javë më parë me organizimin e festës së beqarisë e cila pati përmasa madhështore, për t’u përmbyllur mbrëmjen e djeshme me ceremoninë e martesës e cila kurorëzoi dashurinë disavjeçare të çiftit.


Mbrëmja filloi me ceremoninë e celebrimit e cila u mbajt në tarracën e hotelit, ku u zhvillua edhe dasma.

Nusja hyri në altar e shoqëruar nga nëna e saj, ndërkohë që mbante veshur një fustan të stilizuar enkas për të, pas trupit, me një vello të madhe. Ashtu siç është kthyer në një traditë tashmë Afërdita kishte edhe shoqërueset e saj midis të cilave motra Jehona Dreshaj, modelja Tika Camaj që është edhe kushërirë e saj, si dhe Xhesika Berberi një ndër mikeshat e saj të ngushta…

Ceremonia u karakterizua nga situata emocionuese për çiftin dhe gjithë të ftuarit, por do të veçonim momentin kur u përmendën babai i Afërditës dhe nëna e Jakub, të cilët nuk jetojnë më.

Pas betimi për dashuri të përjetshme çifti shkëmbyen puthjen e parë si burrë e grua. ‘RevistaWho’ ishte aty dhe ndoqi çdo detaj të dasmës nga afër.

Përsa i përket dekorit ajo që ra në sy ishte mbizotërimi i ngjyrës së zezë kombinuar me të bardhën. Madje edhe torta kishte këtë ngjyrë. Mbrëmja që vijoi deri në orët e para të mëngjesit pati muzikë live nga artistë të muzikës live në Miami, por nuk mungoi as muzika shqiptare përmes DJ-ve.

Afërdita ndryshoi dy fustane, ndërkohë edhe Jakub për darkën kishte zgjedhur një tjetër xhaketë. Festa e dasmës më të përfolur të momentit ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Përgjatë gjithë ditës ‘RevistaWho’ do të publikojë foto dhe video nga dasma./revistaWho.com

https://revistawho.com/wp-content/uploads/2018/06/VID-20180630-WA0011.mp4

 

Tags: aferdita dreshajceremoniaDasmadetaje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Next Post
Xhemi Shehu në palestër, tregon barkun plot muskuj

Xhemi Shehu në palestër, tregon barkun plot muskuj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera