E njohur për disa role në vendin tonë, aktorja turke Nurgul Yesilcay ka njoftuar më në fund prezantimin e projektit të saj më të ri. ‘Gylseren’ do të rikthehet në ekran pas xhirimit të një filmi në Iran. Nuk janë bërë të ditura detajet e serialit të ri, por ashtu siç shkruan Nurgul, ajo do të luajë rolin e një gruaje të varfër dhe të keqtrajtuar, por shumë krenare dhe e fortë. Pas serialeve ku ajo u bë e njohur, të transmetuar në Tv Klan, me siguri të shumtë janë ata që mezi presin të shohin aktoren turke përsëri me një rol protagonist.