Pinki i thotë Shivait se Anika donte të vriste fëmijën e tij. Shivai thotë se nuk e beson këtë. Pinki i thotë se Anika i ka bërë magji dhe largohet e lënduar. Shivai i kërkon falje Anikës që Pinki u soll në atë mënyrë. Tia i thotë mamasë së saj se plani nuk funksionoi. Mamaja i premton se do bëjë një plan ku Anikën nuk mund ta shpëtojë askush. Familja shqetësohet për Omin dhe Zvetlanën pasi ata nuk janë kthyer në shtëpi. Shivai grindet me Texhin pasi ai do të lidh Omin me një vajzë për interesin e biznesit. Shivai thotë se nuk do e lejojë këtë. Om vjen në shtëpi dhe pyet çfarë po ndodh. Shivai i tregon që Texh do ta lidhë me një vajzë. Om thotë se do bëjë siç do Shivai. Zvetlana kthehet në shtëpi. Të gjithë habiten kur e shohin në gjendje të mjerueshme duke qarë. Texh e pyet ku ishte. Zvetlana thotë se shkoi të gjente shtëpi por dikush e ngacmoi seksualisht. Texh pyet kush është ai. Zvetlana thotë Omkara. Të gjithë tronditen. Shivai thotë se kjo nuk është e vërtet. Zvetlana tregon një video për ta vërtetuar. Texh i gjuan fort në shpullë Omit. Ai bën t’i gjuajë sërish por Shivai e ndalon. Shivai thotë se Om nuk mund ta bëjë këtë. Edhe Xhanvi thotë se nuk e beson këtë. Texh nxehet dhe thotë se fajin për këtë e ka Shivai dhe Xhanvi pasi e kanë llastuar Omin. Shivai i thotë Omit të tregojë të vërtetën. Om thotë se nuk ka nevojë të japë shpjegime përderisa askush nuk e beson dhe largohet duke qarë shkruan revistawho. Texh vazhdon të bëjë fajtor Omin. Xhanvi i thotë ti nuk i beson gjakut tënd. Texh thotë se ndihet i mbytur nga kjo martesë dhe i jep fund sot. Ai ndahet nga Xhanvi. Të gjithë habiten. Shivai i thotë Texhit mos ta marrë këtë vendim në nerva e sipër. Texh thotë se nuk mund të qëndrojë më në këtë shtëpi pas asaj që ka bërë Omi dhe nëse ai nuk do ishte djali i tij do e vriste. Shivai e bind Texhin të qëndrojë. Tia i merr patericën Sahilit dhe fsheh varësen e saj. Më pas Tia bën sikur i ka humbur varësja dhe akuzon Sahilin shkruan revistawho. Anika i thotë se vëllai i saj nuk është hajdut. Tia i thotë Shivait të pyesë Sahilin ku është varësja. Mamaja e Tias kërcënon Shivain. Ai detyrohet ta pyesë Sahilin edhe pse ka besim tek ai. Anika i thotë Shivait se Sahil nuk e bën këtë./revistawho.com