Aktoret turke janë vënë prej kohësh në qendër të vëmendjes me rolet në seriale dhe filma. Herë për talentin në aktrim, herë për bukurinë e natyrshme, tashmë kanë filluar të vijnë propozime serioze edhe nga jashtë kufijve. Këtë herë me fat ka rezultuar Tuba Buyukustun e cila vitin që shkoi, ishte pjesë e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Azi, ndërsa këtë vit ajo është ftuar për të marrë pjesë në një produksion.
Bëhet fjalë për interpretimin në një film japonez, xhirimet e të cilit do të zhvillohen në Tokio. Aktualisht, Tuba është duke parë skenarin dhe më pas do të jetë gati për filmin që me siguri do rezultojë një sukses./revistawho