Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj ka festuar ditëlindjen e tij të 50-të dhe përvjetorin e 14-të të martesës. Bashkëshortja e tij është kujdesur që kjo festë të marrë nuancat dhe gëzimin që meriton.
Ndërkohë që Haradinaj flinte Anita publikonte statuse në rrjetet sociale, duke theksuar se dhurata më e mirë që ai mund të merrte në një ditë të tillë është ajo vetë.
“Burri im i ka bërë 50 vjet! Ka rënë të flejë se s’donte të merrej vesh. Plus 14 vjet martesë!! Ama unë ndejta ta uroj se më pëlqen shumë”- ka shkruar Anita.
https://www.instagram.com/p/Bkvu3JwHIO5/?utm_source=ig_embed
‘Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shumë se çift, sot jemi unë ti dhe tre fëmijë!!! Sot në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i mbart në vetvete!!! Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe më shumë!!! P.s vazhdoj të mendoj që jam ende dhurata më e mirë që ndonjëherë ke marrë për ditëlindje!! Perveç ditëlindjes, gëzuar edhe 15 vjet martesë (shumë e vështirë, ama punë qejfi).\revistaëho.com