Për Era Istrefin dy vitet e fundit kanë qenë më të bukurit. Padyshim sukseset dhe arritjet në karrierë e kanë bërë atë shumë të lumtur, po aq sa edhe shqiptarët, të cilët i ka përfaqësuar më së miri. Ditën e sotme, Era feston ditëlindjen dhe pavarësisht se duhet të ishte duke pushuar apo festuar, ky vit i ri jete e ka gjetur duke punuar në studio muzikore. Para pak ditësh 24-vjeçarja ka udhëtuar drejt Berlinit, Gjermani për një projekt të ri muzikor. Nga ku, para disa orësh ka treguar se studio ‘nuk i ndahet’ as për ditëlindje. Megjithatë Era pranon se ndihet mjaft e lumtur për këtë fakt./revistawho.com