Liberta Spahiu, drejtuesja e “Prive” në “Klan Kosova” në një intervistë për revistën “Story” ka rrëfyer edhe një herë marrëdhënien e saj me Getoar Selimin. Ja çfarë thotë prezantuesja për këtë histori: “Kjo nuk ishte për shkak të ndonjë dehjeje romantike. Ishte më shumë si një meditim racional. Unë dua që gjërat të jenë të drejta, por aty unë veprova me ndërgjegje, sepse askush s’i detyronte askujt asgjë dhe s’kishte ndodhur asgjë mes nesh që të kërcënohej dikush, apo të humbte diçka që ishte ndërtuar. Thjesht ishte një aksident”, – përfundon ajo.