Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew, janë duke përjetuar momentet më të bukura të dashurisë. Në fakt lidhja e tyre ka pasur ulje dhe ngritje, megjithatë tashmë mes të dyve çdo gjë po shkon më së miri.
Çifti i të dashuruarve janë zhvendosur këto ditët e fundit në Francë dhe kanë vizituar disa nga vendet më të bukura të këtij shteti. Mbrëmjen e djeshme ata kanë shijuar një darkë romantike në Paris, i njohur edhe si qyteti i dashurisë dhe romancës. Duket se kjo shprehje për Parisin nuk ka dalë nga hiçi, sepse Duas dhe Isaac i ka shtuar akoma dhe më shumë dashurinë për njëri-tjetrin. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke shkëmbyer disa puthje plot pasion me të dashurin e saj. /revistawho.com