Këtë vit vera ka qenë më e freskët seç është pritur. Me shira dhe rrebeshe, apo temperatura që nuk i shkojnë aspak për shtat stinës më të nxehtë të vitit. Ndërsa me hyrjen e korrikut duket se po rikthehet çdo gjë në vendin e vet. Temperaturat kanë pësuar rritje dhe ka pasur kthjellime.
Për të gjithë ju që keni bërë plane për ditët në vazhdim sipas ‘Meteoalb’, moti do ju favorizojë. Fundjava do të ketë një rënie të vogël në vlerat maksimale, nga 36 në 32 gradë. Ndërsa në javën që vjen do të ketë sërish rritje të temperaturave. Zonat bregdetare do të kenë kthjellime dhe vranësira të pakta. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë, rrebeshe afatshkurtër gjatë kësaj fundjave./revistawho.com