Pinki bën sherr në shtëpi kur nuk gjen Shivain në dhomë. Ajo akuzon Texhin dhe thotë se ai po e bën këtë. Om i tregon që Shivai ka shkuar tek Anika. Pinki nxehet dhe thotë që sapo të vijë Shivai do i tregojë të vërtetën e tij. Shivai hyn në shtëpi dhe pyet Pinkin çfarë do tregojë. Pinki habitet kur sheh edhe Anikën. Shivai i thotë se Anika jeton dhe do jetojë këtu. Pinki qan dhe i thotë se Anika nuk ka vend në këtë shtëpi. Shivai këshillon mamanë të qetësohet pasi ajo ka qenë e stresuar për shkak se ai u plagos. Shivai përqafon Pinkin dhe më pas largohet me Anikën. Shivai sheh Anikën duke qarë dhe i thotë se është situatë e vështirë pasi ai duhej të zgjidhte midis 2 femrave më të rëndësishmë të jetës. Gjyshja shkon tek Shivai dhe Anika dhe i thotë të mos ja lëshojnë kurrë dorën njëri tjetrit. Zvetlana i flet Texhit për një marrëveshje. Ajo i thotë se nëse Om pranon Texhi do e kalojë Shivain në biznes. Shivai Anika Rudra Somia po gatuajnë. Texh shkon tek ta dhe i thotë të gatuajnë diçka të mirë pasi familja Çada po vijnë të flasin për martesën e vajzës së tyre me Omin. Om nxehet dhe thotë se nuk pranon shkruan revistawho. Z.Çada i thotë Texhit se pasi vajza e tij Sonia dhe Om të martohen do e bëjë Texhin biznesmenin më të madh në vend. Om vjen dhe thotë se nuk do e bëj këtë martesë. Z.Çada nxehet dhe i thotë Texhit se duhet ta pyeste djalin para se të vendoste. Ai thotë se do sigurohet që askush të mos bëjë më biznes me Texhin. Shivai i thotë z.Çada se duhet t’i japin kohë Omit dhe Sonias të njihen. Z.Çada thotë se kjo martesë nuk do bëhet. Texh mundohet të bindë Omin. Papritur Rudra ndërhyn dhe thotë se është gati të martohet ai me Sonian. Të gjithë habiten. Z.Çada pranon që Rudra të martohet me Sonian./revistawho.com