Aktorja e famshme turke, Ayça Varlier, është hedhur në ujërat e ftohtë të Bosforit gjatë xhirimeve për serialin ku po luan aktualisht. “Unë jam rritur në det”, mësohet t’i ketë thënë ajo producentit duke refuzuar kërkesën e tij që në det të hidhej një dubluese dhe jo vetë aktorja.
Variler, e cila njihet për rolin e Pinarit në serialin “Gymysh”, transmetuar në Tv Klan, prej një viti luan në serialin “Kalk Gidelim”.
Si domosdoshmëri e skenarit, personazhi që ajo luan në serial duhej të hidhej në Bosfor. Megjithëse uji dihet aktorja ka insistuar të hidhet vetë në ujë.
Gjatë xhirimeve ajo dukej shumë komode dhe nuk la pas dore as të pozonte duke qeshur nga ujërat e ftohta.
Kjo sekuencë do të transmetohet në vitin e ri televiziv që nis në muajin shtator. /tvklan.al