Një nga aktoret më të njohur turke, Neslihan Atagul, ka shqetësuar fansat e saj për shkak të pamjes së transformuar. ‘Nihan’ kohët e fundit është shfaqur shumë më e dobët, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e saj. Kohët e fundit ajo është përfolur për ndarjen nga bashkëshorti i saj, por ata të dy i mohuan këto zëra. Mbase vorbulla e thashethemeve dhe stresi ka ndikuar tek aktora turke, duke bërë që ajo të humbasë peshë.