Somia kujton martesën me Rudrën dhe qan. Anika e pyet çfarë ka por Somia nuk i tregon të vërtetën. Anika shkon tek Shivai dhe të dy grinden për martesën e Rudrës me vajzën e z.Çada. Shivai thotë se ata vijnë nga familje me pozitë dhe do jenë çift perfekt. Anika i thotë se një martesë nuk mund të funksionojë pa dashuri. Tia i thotë Romit të dërgojë videon. Anika dhe Shivai habiten kur shohin videon e martesës së Rudrës me Somian. Shivai i gjuan në shpullë Rudrës. Rudra dhe Somia thonë se atë ditë ishin të dehur dhe se kjo martesë nuk ka kuptim për ta. Xhanvi i dëgjon dhe i tregon Texhit. Ai thotë se Rudra do martohet me vajzën e z.Çada dhe pikë. Familja Oberoi dhe Çada mblidhen për ceremoninë e Rudrës dhe Sonias. Në televizor jepet lajmi se Rudra është i martuar me një vajzë tjetër ndërkohë që po martohet me Sonian. Të gjithë tronditen. Z.Çada nxehet dhe i thotë Texhit se ka për ta paguar këtë. Familja Çada largohet. Në familjen Oberoi nis sherri shkruan revistawho. Texh akuzon Shivain se ja ka dërguar ai videon medias. Texh merr në telefon pronarin e medias dhe i thotë t’i dërgojë numrin e telefonit që i ka dërguar videon. Faji i bie Anikës pasi zilja bie në telefonin e saj. Pinki i bërtet Anikës. Shivai thotë se Anika nuk ka faj por Texh mendon se këtë e ka bërë Shivai ndërmjet Anikës. Xhanvi hyn në shtëpi mes flakësh. Ajo ka tentuar të vetëvritet pasi Texh i ka kërkuar divorcin. Të gjithë tronditen kur e shohin në atë gjendje. Om vendos të hakmerret ndaj Texhit./revistawho.com