Ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, ka pësuar ditën e djeshme një aksident në shtëpinë e saj. Burime për ‘Indeksonline’ bëjnë me dije se artistja u shoqërua për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore por tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se burimi i aksidentit është bërë një dollap i cili ka rënë mbi shpinën e saj duke i shkaktuar plagë.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Milazim Zeka e ka vizituar Nexhmijen së fundmi dhe raporton se gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.
Kujtojmë se Nexhmije Pagarusha u rikthye në muzikë një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.