Mbrëmjen e kaluar ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u dërgua me urgjencë për në spital pas një incidenti të ndodhur në shtëpinë e saj. Teksa u shoqërua për në spital gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar ndërsa ditën e sotme mësohet se këngëtarja është duke u rikuperuar me shpejtësi.
I pyetur nga “Indeksonline” mjeku që u kujdes për Nexhmijen, ka treguar se ajo po normalizohet dhe shumë shpejt do e dërgojnë për në shtëpinë e saj.
“Gjendja e përgjithshme e zonjës Pagarusha tani ka filluar të përmirësohet. Ajo ka një lëndim të boshtit kurrizor, respektivisht unazës së katërt, si pasojë e rrëzimit në shtëpi. Kemi marr të gjitha masat, i kemi vendos korset. Gjendja e tanishme është stabile, andaj planifikojmë që shumë shpejt të lirohet në shtëpi”,- tregon mjeku./revistawho.com