Kohët e fundit Albërie Hadërgjonaj ka qenë në udhëtim nga njëri cep i botës në tjetrin. I duhet të rikthehet në Amerikë për të qëndruar pranë vajzave të saj dhe për të punuar, por edhe Shqipërinë e ka të vështirë ta harrojë. Për këtë arsye rikthimet e Albëries në vend janë të shpeshta. Këto ditë vere, këngëtarja së bashku me vajzën e saj Agnesën, duket se kanë vendosur t’i shijojnë pranë gjithë të afërmve në Shqipëri. Albëria ka publikuar në ‘Instastory’ disa video nga pritja që i ka bërë në shtëpi motra e saj, Antigona Ramosaj. Disa gatime speciale përfshirë edhe ushqimin tradicional shqiptar, byrekun, verë dhe një tryezë e shtruar gjithë dashuri për motrën. “Dashuritë e mia. Ja kur të pret motra në Tiranë. Motra më e mira në botë”, – dëgjohet teksa thotë Albëria. /revistawho.com