Më 10 korrik Cardi-B u bë nënë për herë të parë me një vajzë të quajtur Kulture Kiari. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’ reperja tregon se këto 4 ditë kanë qenë më të bukurat dhe më të vështirat e jetës së saj. Duket se prindërimi për të ka ardhur herët dhe ajo nuk është gati për këtë status.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe urimet. Faleminderit miqtë dhe shokët që më keni thirrur dhe pyetur për mua. Ka qenë pak e vështirë për mua që t’iu kthej përgjigje për shkak se kjo puna e nënës, është punë me orar të plotë, ditën dhe natën, tërë kohën me vëmendje. Ju dua të gjithëve. I falënderoj të gjithë fansat e mi për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që më kanë dhënë, do të përpiqem të postoj më shumë”, ka shkruar Cardi B./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BlMhT2sFBAj/?taken-by=iamcardib