Ps: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e Horoskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj.
Kjo javë është e qetë në përgjithësi dhe do ta përshkruaja si një periudhë pushimi apo një mundësi për frymëmarrje, ndërmjet dy eklipseve të vështira të këtij muaji. Karakteristika e kësaj jave do të jetë rikthimi dhe dalja në sipërfaqe e çështjeve dhe e situatave të së kaluarës, të cilat do të na preokupojnë mjaft, por njëkohësisht do të na mbajnë larg nga realiteti duke na bërë joaktiv. Do të ishte mirë të gjejmë një zgjidhje për problemet apo çështjet e së kaluarës, pasi ekziston favorizimi në këtë drejtim. Megjithatë nëse këto situata janë vetëm kujtime, të cilat na mundojnë dhe na mbajnë pas, mirë është të merremi me një veprimtari, kryesisht sportive, që të ndihmojmë veten të çlirohemi prej tyre. Fundi i javës (datat 21 dhe 22) është pozitiv dhe na jep mundësinë të çlodhemi apo të kalojmë momente harmonike dhe të këndshme.
DASHI
Këtë javë ndoshta do të jeni më shumë meditues, pasi do të riktheheni në situata të së kaluarës me kujtime që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale. Duke reflektuar mbi gabimet tuaja lidhur me to, do të detyroheni të vështroni marrëdhëniet tuaja dhe të bëni një spastrim në vijim. Ka mundësi që të ndjeni energjinë në nivele të ulta, është një fazë kalimtare prandaj vazhdoni veprimtarinë dhe shfrytëzoni rastet që do t’ju jepen gjatë gjithë verës dhe do të shihni frytet e mundit dhe të punës tuaj më vonë, në vjeshtë.
Këshillë: Ushtroni një hobi apo një aktivitet fizik dhe gjeni formën tuaj.
DEMI
Pengesa dhe çështje nga e kaluara, sidomos në fushën profesionale, do t’ju shkaktojnë frustrim dhe nervozizëm, veçanërisht juve të lindurit në ditët e para të shenjës, të cilët gjëndeni dhe në një fazë ndryshimesh në shumë drejtime në jetën tuaj. Tregoni pak durim dhe shijoni momentet e bukura që ju ofrohen këtë javë me të dashurit, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Këshillë: Mos neglizhoni sferën profesionale dhe mos u mposhtni nga pengesat apo situatat e ndryshme që mund të lindin.
BINJAKËT
Gjatë kësaj jave do të keni mundësi të rregulloni apo të zgjidhni probleme dhe çështje të së kaluarës, madje dhe me ndihmën e disa miqve, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Për disa nga ju që do të shkoni me pushime në këtë periudhë, është e mundur të shkoni në një vend ku keni qënë më parë apo herë të tjera dhe do t’ju zgjoj kujtime dhe do t’ju krijoj një ndjenjë nostalgjie që do t’ju trazoj për pak qetësinë. Ka mundësi që të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës të ndiheni të zhgënjyer nga mjedisi familjar apo profesional.
Këshillë:Kaloni momente të bukura në familjen tuaj.
GAFORRJA
Pas eklipsit jeni duke gjetur dalëngadalë hapat tuaja dhe duke vazhduar me plane dhe fillime të reja, pavarësisht nga fakti se situata në fushën profesionale nuk është dhe aq favorizuese. Bëni hapa të vogla dhe kapërceni pengesat që hasni, pa i lejuar ato të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj. Përsa i përket jetës suaj sentimentale ambienti është më i favorshëm për ju, veçanërisht për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Përqëndroni vëmendjen në financat tuaja, pasi do të shfaqen probleme që mund të lidhen me të kaluarën.
Këshillë: Shmanguni investimeve.
LUANI
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet janë në qendër të vëmendjes suaj gjatë këtyre ditëve dhe ka shumë mundësi të riktheheni në një nga ato në vijim. Në sektorin financiar periudha është pozitive dhe ju jepet mundësia për të rritur fitimet tuaja, gjë që ju lejon të bëni shpenzime për familjen dhe të dashurit tuaj. Nga data 23 korrik Dielli kalon në shenjën tuaj duke ju dhënë shkëlqim, bukuri dhe optimizëm. Këtij të fundit në kombinim me durimin dhe gjakftohtësinë, do t’ja ndjeni shumë nevojën në fund të muajit, veçanërisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
Këshillë: Vendosni ju për ndryshimet që dëshironi të bëni dhe miratoni apo ndiqni një model të ri jetese.
VIRGJËRESHA
Ndryshimet në fushën profesionale ju sjellin shqetësime dhe ankth, si rezultat derisa të ambjentoheni me ato keni ngelur pak prapa në çështjet e punës.Gjërat në fushën profesionale do të stabilizohen në vjeshtë, por një gjë duhet të keni parasysh për një kohë të gjatë: mos nënvlerësoni, por as mbivlerësoni veten, pasiguria ashtu dhe siguria e tepruar janë të dëmshme. Shkëputuni nga e kaluara pasi ju rrit stresin, i cili mund t’ju sjellë implikime shëndetësore. Financat tuaja karakterizohen nga ulje dhe ngritje, ndërsa jeta sentimentale është mjaft e favorizuar në këtë periudhë.
Këshillë: Vëzhgoni apo hetoni dhe mos zbukuroni situatat lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
PESHORJA
Preokupimi juaj me çështjet profesionale si dhe problemet në ambientin familjar ju kanë detyruar të lini pas dore jetën tuaj sentimentale dhe erotike. Si rezultat i kësaj çështje të së kaluarës do të dalin në sipërfaqe dhe do t’ju gjejnë të papërgatitur. Keni mundësinë, por ju jepen dhe shanset që të gjeni zgjidhje për çdo çështje që është lënë pezull në të kaluarën dhe që tashmë del në sipërfaqe, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Përsa u përket financave situata është optimiste dhe mund të merrni një dhuratë apo të ardhura të padeklaruara.
Këshillë: Mos përsërisni gabimet dhe mos ndiqni taktikat e së kaluarës.
AKREPI
Lëvizjet tuaja në fushën profesionale vazhdojnë dhe këtë herë me plane dhe bashkëpunime të reja dhe solide, që do të ndihmojnë në realizimin e qëllimeve tuaja.Veçanërisht të favorizuar jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, ndërsa ju të lindurit në ditët e para të shenjës ju presin në vijim, në fund të muajit, ndryshime më intesive dhe të papritura, prandaj pajisuni me durim dhe gjakftohtësi. Probleme të së kaluarës mund të dalin në sipërfaqe në ambientin familjar dhe mund t’ju inaktivojnë apo të kundërtën t’ju shkaktojnë tensione. Mos komentoni të kaluarën.
Këshillë: Vendosni fokus në sektorin financiar që mund t’ju ofrojë shumë këto ditë.
SHIGJETARI
Çështjet e biznesit dhe të financave janë në qendër të interesit, të cilat pavarësisht nga presionet dhe pengesat japin fryte në mënyrë të qëndrueshme. Në sferën sentimentale takime dhe bisedime me persona nga e kaluara do të keni gjatë gjithë kësaj periudhe. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës duhet t’i shmangeni idealizmit dhe mbivlerësimit të disa personave apo situatave. Me kalimin e Diellit në 23/7 në shenjën miqësore për ju të Luanit, pavarësisht nga sfondi apo skena e vështirë që do të ekzistoj, fillon për ju një periudhë gjatë së cilës mund të pushoni, të udhëtoni apo të promovoni projektet që ju dëshironi. E gjithë kjo natyrisht nuk do të bëhet pa sakrifica.
Këshillë: Shmanguni bisedave dhe mendimeve që ju kthejnë në të kaluarën gjatë kësaj jave.
BRICJAPI
Gjatë kësaj periudhe do të ballafaqoheni me vështirësi dhe pengesa pothuajse në të gjitha fushat e jetës së përditshme, por kryesisht në atë profesionale si dhe në marrëdhëniet apo bashkëpunimet tuaja. Pengesat kryesore vijnë prej jush, por edhe nga situata fatale apo faktorë të jashtëm. Kështu që të vetmet lëvizje që ju ngelen të bëni janë: rishikimi, shqyrtimi i metodave dhe zëvendësimi i tyre me mënyra të reja për arritjen e rezultateve të dëshiruara. Në sferën sentimentale ju jepet mundësia të kaloni momente të bukura dhe të udhëtoni së bashku me miqtë dhe të dashurit tuaj.
Këshillë: Kujdes në financat tuaja.
UJORI
Jeni të ekspozuar në të gjitha fushat dhe nuk po gjeni qetësi për një kohë të gjatë, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Gjatë kësaj jave Marsi në shenjën tuaj, në kurs retrogradë dhe në lidhje të ngushtë me Nyjën Jugore, ndikon në të gjitha sferat, por veçanërisht në atë të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Rezultati do të gjykohet nga sjellja juaj, kështu që mirë është t’u shmangeni tensioneve, tendencave të imponimit si dhe praktikave të së kaluarës, pasi më vonë do të gjendeni përpara situatave të paparashikueshme. Përsa u përket juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, gjërat janë më të favorshme mjaft që ju të mos ekzagjeroni dhe të shmangen ekseset.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin dhe financat tuaja.
PESHQIT
Këto ditë do të ndesheni me disa probleme jo dhe aq serioze në punën tuaj, të cilat do t’ju shkaktojnë stres dhe madje mund të bëni dhe një gjumë mjaft të shqetësuar. Ka mundësi që këto probleme të kenë rrënjët në çështje ekonomike dhe situata të së kaluarës dhe zgjidhja e tyre do të vijë duke patur ndihmën e bashkëshortit apo të bashkëpunëtorit, por është e domosdoshme të dimë t’u shmangemi njerëzve jo të besueshëm. Në fushën sentimentale dhe sidomos në atë të marrëdhënieve kjo periudhë është, e favorshme mjaft që ju të dini të dalloni njerëzit dhe situatat.
Këshillë: Në se nuk jeni tashmë me pushime, shkoni për fundjave diku me të dashurit tuaj dhe kaloni momente të bukra dhe relaksuese.