Jacqueline Bracamontes është aktorja meksikane e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nëpërmjet disa roleve shumë të suksesshme. Roli i parë i cili e bëri të njohur në Shqipëri është i ‘Maribel’ në telenovelën “Rubi”. Aktorja prej vitit 2011 është e martuar me Martin Fuentes dhe ka sjellë në jetë tre vajza.
Por duket se ajo nuk është mjaftuar me kaq. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ‘Maribel’ zbulon se është në pritjen e ëmbël dhe në jetë do të vijnë binjakë./revistawho.com