Albërie Hadërgjonaj është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare në një moshë fare të re. Që në fillimet e saj ajo është renditur ndër artistet që gjithmonë ka guxuar për të sjellë trendet e fundit në muzikë. Ditën e sotme këngëtarja ka sjellë në kujtesë një këngë, që ndoshta dhe shumë prej jush mund ta kenë harruar. Në fakt për atë kohë ajo ka qenë një këngë shumë goditëse që tregonte gjithë realitetin dhe situatën e shqiptarëve. Bëhet fjalë për këngën “Përse na ikën ëndrrat”, me të cilën Albëria ka marrë pjesë në “Këngën Magjike” të vitit 2000. “Sapo e gjeta në ‘Youtube’ u emocionova. Këngë dedikuar vitit 1997”, – ka shkruar Albëria. Tashmë që Albëria na e solli në kujtesë, me siguri të gjithë duhet të jeni bërë nga pak nostalgjik për kohët dhe këngët e vjetra. /revistawho.com