Prej disa ditësh në ‘Instagram’ po qarkullon një opsion që ka bërë që shumë prej personazheve të njohur të ekranit t’i përgjigjen pyetjeve që u dërgojnë ndjekësit e tyre. Këtë lojë e ka realizuar edhe bloggerja shqiptare Armina Mevlani e cila më pas ka postuar disa nga pyetjet dhe përgjigjet që u ka kthyer ndjekësve të saj virtual.
Njëra prej pyetjeve ishte sesi e thërret ajo të dashurin e saj kur janë vetëm dhe nga përgjigjja duket se Armina e përkëdhel shumë Shkëlzenin.
‘E quaj zhemaaa’- i është përgjigjur ajo komentuesit duke treguar edhe njëherë mbi dashurinë që ekziston midis tyre.\revistawho.com