Anika i thotë Shivait unë nuk jam asgjë tjetër veçse një problem në jetën tënde kështu që duhet të largohem nga jeta jote që të martohesh me Tian. Shivai e pyet nëse ka rëndësi për të por Anika thotë jo. Shivai vendos të martohet me Tian. Anika merr valixhen dhe nis të largohet. Shivai i thotë ti e doje këtë martesë kështu që do qëndrosh dhe do ta organizosh martesën. Zvetlana telefonon Romin dhe i thotë lajmin e mirë që Tia do martohet. Ajo e falenderon Romin dhe i thotë se po bën shumë për to edhe pse nuk është motra e tyre. Romi i thotë se kjo luftë është e saj gjithashtu dhe se Shivai dhe Anika janë armiqtë e saj. Mamaja e Tias i jep Tias një pako dhe i thotë mos ta shohë njeri. Shivai e sheh. Nga ana tjetër Gori detyrohet të kërcejë për Kali Thakur. Nahar e telefonon. Gori sheh telefonin por atë e merr Kali Thakur. Gori i kërkon Omit telefonin e tij. Thakur vjen dhe pyet Omin çfarë po fliste me gruan e tij. Om i thotë se ajo donte telefonin. Ai i kërkon Thakurit të firmosë letrat sepse i duhet të largohet. Thakur firmos letrat dhe merr Gorin me vete. Kali Thakur hedh Gorin në shtrat dhe i vendos zinxhirët në këmbë shkruan revistawho. Ai i thotë se derisa të martohen do jetë e lidhur me zinxhirë. Gori qan e dëshpëruar. Thakur e merr Gorin dhe e ul në tempull. Prifti fillon ritualin. Aty vijnë edhe dy vëllezërit e Gorit. Prifti i thotë Gorit se është me fat që po martohet me tre burra. Gori tronditet./revistawho.com