Sezoni veror është kulmi i suksesit të këngëtarëve shqiptarë. Në këtë periudhë këngët që promovohen kthehen lehtësisht në suksese, sidomos nëse janë ritmike. Janë promovuar shumë këngë javët e fundit nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, por disa kanë njohur suksesin ndërkombëtar. Dhe si vërtetohet kjo gjë? Nuk ka mjaftuar vetëm numri i klikimeve në ‘You Tube’, por këngëtarët kanë treguar se të kënduarit në shqip është bërë bashkëshoqërues i ditëve pranë diellit, plazhit, në pikat turistike më të njohura në botë.
Ditën e djeshme, në Francë Elvana Gjata kërcente nën ritmet e këngës së saj të fundit, ndërsa sot moderatorja Viola Spiro ka zbuluar se kënga e reperit Noizy, luhet në Mykonos dhe të gjithë kërcejnë në ritmet e saj.
Suksesi për emrat shqiptarë nuk ka fund!/revistawho.com