Berrak Tuzunataç dhe Birkan Sokullu kanë nisur së fundmi lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata janë duke pushuar në detin Egje dhe paparacët e “Hurriyet” kanë arritur t’i fotografojnë në momentet romantike krah njëri-tjetrit.
Plazhi ku po pushojnë dy të dashuruarit quhet Gölköy dhe ndodhet në Bodrum. 33-vjeçarja është e njohur në Shqipëri për rolin e Bade në serialin “Ezel”, ndërsa partneri i saj njihet si Pedro në “Kurt Seit dhe Sura”./revistawho.com