Familja e re dhe e bukur, ajo e ciftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj së bashku më të ëmblën Ajka vizituan sërish Spitalin Amerikan për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen atyre që u kujdesen për ta. Që nga shtatzënia deri në lindjen dhe kujdesin sot për vogëlushen Ajka në javët e para të ardhjes në jetë, stafi mjekësor në Spitalin Amerikan mirëpritën familjen duke vijuar me përkujdesjen e vizitave rutinë, që cdo prind duhet të ketë parasysh pas lindjes së fëmijës.
Vetëm pak ditë, pas ditës së madhe kur u bënë prindër, mami Xhensila dhe babi Besi në një kontroll rutinë në Spitalin Amerikan zgjodhën publikisht të bënin pjesë të gëzimit të tyre stafin mjekësor duke falenderuar Dr. Genc Kabili, Dr. Aferdita Kruja, mjeke gjinekologe, Dr. Gertruda Bime, neonatologe, Dr. Avni Koci, mamitë dhe infermieret që ndoqën çdo hap të procesit, si dhe drejtoren e Spitalit Amerikan 2, Esmeralda Shehu.
Çdo prind meriton më të mirën për fëmijën e vet. Vogëlushet kërkojnë kujdesin maksimal dhe gjendja pas lindjes e nënës gjithashtu është e rëndësishëm për t’u ndjekur nga profesionistët. Spitali Amerikan është prej vitesh miku juaj i besuar për ditët dhe momentet më të rëndësishme të jetës shëndetit tuaj.
Burimi: www.spitaliamerikan.com