Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl celebruan dashurinë në fund të qershorit, ndërsa pak ditë më parë festuan së bashku ditëlindjen e këngëtares shqiptare për herë të parë si të martuar. Dhuratat gjatë asaj dite nuk munguan, po ashtu edhe surprizat nga bashkëshorti, por mesa duket Afërdita surprizohet çdo ditë. Disa minuta më parë ajo ka ndarë me të gjithë një dhuratë sa të veçantë edhe luksoze. Jakub këtë herë ka zgjedhur një çantë shpine ‘Louis Vuitton’ për bashkëshorten e tij. Krahas fotos me çantën, Afërdita falenderon njeriun e zemrës./revistawho.com