Pas këtyre fotove dhe detajeve mund ta quajmë padyshim 49-vjeçaren më seksi. Jennifer Lopez i ka bërë të gjitha femrat të mahniten me festimet për ditëlindje, jo vetëm për vendin e përzgjedhur apo luksin që e rrethon, por për trupin fantastik, teksa mirëpret të 49-tat.
Këtë herë këngëtarja ka mbledhur miqtë më të ngushtë dhe familjen për të udhëtuar drejt Bahamas, nga ku ka shpërndarë foto me shampanjë në dorë, e veshur me bikini. Ndërkohë që urimin më special ia bën partneri aktual, basketbollisti Alex Rodriguez. “Uroj që sot të të japim gjithë lumturinë që meriton”,-kanë qenë disa nga fjalët që ai shkruan./revistawho.com