Sara Hoxha ka nisur festën e beqarisë me mikeshat e saj më të mira dhe paralajmëron se dasma po afron. Në fakt më shpejt nga ç’mund ta kishit imagjinuar, Sara dhe Ledioni do të shkojnë drejt altarit. Burime shumë të afërta të çiftit kanë zbuluar për revistën ‘Anabel’ se ata do të martohen në 11 gusht në Itali. Por jo vetëm dita e ceremonisë martesore do të jetë e veçantë, sepse Ledioni dhe Sara kanë menduar çdo gjë me detaje. Një ditë para dasmës ata do të realizojnë një pritje shumë private për të ftuarit, ndërsa në datën 12 do të ketë një tjetër festë të madhe. Me siguri dasma e Ledionit dhe Sarës do të mbahet mend gjatë si një ndër më të bukurat në showbiz-in shqiptar. /revistawho.com