Dy persona të armatosur kanë hyrë mëngjesin e së martës në shtëpinë e këngëtarit French Montana.
Sipas “TMZ”, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ka ndodhur disa orë më parë. Reperi French dhe disa persona të tjerë ishin në shtëpi gjatë atij momenti.
Nuk dihet ende për dëmet e shkaktuara dhe materialet e vjedhura, por policia është duke kërkuar dhe nuk ka ende një të dyshuar.
Më parë Karim Kharbouch i njohur si French Montana e bleu këtë shtëpi nga Selena Gomez e cila po ashtu nuk kishte patur fat me banesën. Në 2014-ën një person u arrestua pasi u akuzua për vjedhje sepse hyri në shtëpinë e 26 vjeçares ndërkohë që ajo ishte në shtëpi. Ndoshta French Montana duhet ta mendojë seriozisht qëndrimin në atë shtëpi./revistawho.com