Kemi dëgjuar shpesh nga dietologët, mjekët, deri edhe te prindërit që flasin për shmangien e mëngjesit si mënyrën më të keqe për të nisur ditën. Por gjërat janë shumë më serioze se sa i mendoni.
Shmangia e mëngjesit sjell 5 probleme shumë serioze në shëndet:
- Rrit riskun e prekjes nga diabeti.
- Ju do të shtoni peshë dhe kjo është e vërtetuar nga të gjitha studimet.
- Ndikon në metabolizëm duke ulur fuqinë e trupit për të reaguar gjatë ditës. Ju do të ndjeni lodhje dhe kputje.
- Ndikon në humorin tuaj duke ju bërë më nevrik.
- Do keni erë të keqe goje, gjë e cila me siguri do ndikojë në jetën tuaj shoqërore.