Gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private, gazetari Drini Zeqo ka zbuluar për ndjekësit e tij disa detaje lidhur me ekzistencën ose jo të një raporti dashurie apo për karrierën e tij në të ardhmen.
Në opsionin e famshëm që prej disa ditësh është bërë shumë i përdorshëm në ‘Instagram’, atë me pyetje-përgjigje, Drini ka vendosur t’u kthejë disa përgjigje ndjekësve të tij, edhe për jetën private.
Kjo verë duket se e ka gjetur beqar gazetarin simpatik, të paktën kështu i është përgjigjur ai pyetjes në qoftë se kishte të dashur ose jo. ‘Jo jo na zuri vera single’- ka shkruar Drini.
Krahas kësaj Zeqo ka zbuluar se është duke menduar të ketë një show të vetin.
Përveç spikerit të lajmeve dhe gazetarit në emisionin ‘Opinion’, duket se Drinin do e shohim me një program të vetin, por deri atëhere do presim që vetë gazetari të zbulojë më tepër detaje./revistawho.com