Ende pa marr fund procesi për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt, aktorja Angelina Jolie ka vendosur të bëhet nënë për herë të shtatë.
Burime pranë ‘OK Magazine’ thonë se Jolie do të birësojë një fëmijë tjetër i cili mendohet se nuk do të ketë prejardhje amerikane.
“Angelina gjithmonë ka dashur të ndihmojë refugjatët sirianë. Ajo me të vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Zemra e saj thyhet kur shikon fëmijë duke vuajtur”- ka thënë burimi.
Aktualisht Angelina ka 6 fëmijë, tre prej të cilëve i ka adoptuar nga Etiopia, Vietnami dhe Kamboxhia.\revistawho.com