Puna në televizion është një ëndërr e madhe për të gjithë personat që e dashurojnë atë. Një profesion i bukur, i cili të jep mundësinë të bëhesh i njohur dhe të shprehesh lirshëm para të gjithëve. Sigurisht si çdo punë tjetër edhe këtu ke vështirësi të cilat duhet t’i kalosh pa u vënë re.
Epo kush më mirë se Sonila Meço mund të flasë për televizionin dhe problemet që fshihen pas tij. Me një eksperiencë disavjeçare mbi supe, gazetarja tregon se të jesh pjesë e ekranit duhet të jesh një person mjaft i fortë për të duruar presionin e kohës dhe të njerëzve.
“Kur përpiqesh njëkohshëm të dëgjosh të ftuarin, ta bësh të flasë, të kuptosh shenjat e kameramanit, të durosh shtrëngimin e majës së këpucës, të llogarisësh kohëzgjatjen e përgjigjes, që mos të dekonspirohet surpriza, të rrekesh për lajmin, që do të prodhosh, duke u kujdesur të jetë lajm, të kujtosh fytyrën e Amaretës para gjumit dhe të durosh pa ia puthur syrin e perënduar qepallash, të largosh një psherëtimë e të qëndrosh me profilin e duhur në kamera. Dhe në fund, të jesh mjaftueshëm e qetë ndaj çdo kritike, pa lejuar dobësitë të të mpijnë pikat e forta. Pa përmendur atë çehren e zbehtë të babit, që s’të pëlqeu në mëngjes, qokat që duhet të përmbyllësh në fis, se mami nuk ta fal, ndonjë “vizitë” të përmuajshme, urthin në stomak, që nuk kalon me tableta dhe ndonjë mërzi a zhgënjim ditor, që në punën tonë i prodhon dendur fama, suksesi e ambicia…ja në një çast të vetëm mund të “strehosh” të gjitha këto ndjesi, ndërsa për ‘Instagramin’ kjo është thjesht një foto. Kjo nuk është vetëm një foto”- shkruan prezantuesja.
Sonila Meço prej disa kohësh i mungon ekranit shqiptar dhe shumë shpejt pritet rikthimi në televizion së bashku me Adi Krastën./revistawho.com