Ashtu siç ndodh edhe me festivalet shqiptare, çdo vit kur është “Sanremo” e gjejmë veten duke parë se çkanë veshur artistë e prezantues. Dhe më pas nisim e pyesim: kjo ose ky del në televizor në një skenë dhe ka miliona sy mbi veten, e nuk gjen dot një gjë të saktë për të veshur? Dhe pikërisht kjo pyetje në festivalin e muzikës italiane do të mund t’i bëhej lirisht jo pak artistëve. Ajo që deri tani mban “kurorën” e të veshurave më keq është padyshim këngëtarja Arisa e cila u komentua për kombinimet e saj pa shije edhe një vit më parë. Mirëpo siç shkruan “Il Messaggero” sivjet është akoma më keq. Mbrëmë ajo dukej sikur nuk kishte pasur kohë e ishte sajuar në momentin e fundit. Dukej sikur sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe kishte hedhur krahëve trikon e gjyshes mbi këmishën seksi të natës. Megjithë dashurinë e italianëve për Pausini-n e tyre, sa i takon veshjes edhe ajo lë shumë për të dëshiruar. Mbretëresha e këngës mbante veshur një miks midis Michael Jackson me xhaketën ushtarake dhe Belen Rodriguez me fustanin e natës multikolor. Më pas vëmendja shkon tek këngëtarja Deborah Lurato në duet me Giovanni Caccamo e cila ndoshta ka mungesë eksperience. Ajo kishte veshur një fustan që nuk kishte vetëm ngjyrën e një patëllxhani por edhe formën. Nuk mbeti jashtë kritikave edhe njëra prej prezantueseve simpatike, Madalinea Ghenea, e cila me fustanin e saj “kafshëror” dukej sikur po prezantonte një numër cirku. Presim ndërkohë të shohim ç’do te kenë veshur sonte, që të bëjmë komentet nesër.