Në datat 10, 11, 12 do të mbahet koncerti i shumëpritur “Sunny Hill Festival”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës për të promovuar Kosovën si shtet. Të pranishëm do të jenë këngëtarë të mirënjohur të arenës kombëtare dhe ndërkombëtare. Sigurisht që performanca e Dua Lipës do të jetë më emocionuesja, pasi ajo kthehet pas dy vitesh në vendlindje. Pasditen e sotme Dua ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës e shoqëruar nga prindërit e saj dhe i dashuri Isaac Carew. Me këtë rast ai viziton edhe Kosovën për herë të parë. ë parë. Me siguri kjo është një eksperiencë mjaft ndryshe për të./revistawho.com