‘Emoji’-t janë forma më e mirë në ditët e sotme për të shprehur emocionet. Çdo gjë që ndjen apo që do të thuash, mund të lidhësh fare mirë me një ‘emoji’. Nëse ju i shihni thjesht si ‘emot-icon’, psikologjia nëpërmjet tyre studion sjelljet e njerëzve. Në bazë të një analize psikologjike, thuhet se ‘emoji’-t mund të tregojnë edhe opinionin e vërtetë të një personi në lidhje me një çështje të caktuar. Gjithashtu ata që përdorin me shumicë ‘emoji’ janë njerëz më miqësorë, të afrueshëm dhe empatik. Për më tepër ‘emoji’-t lidhen edhe me brezin e ri që e ka shumë herë më të lehtë të shkruajë sa më shkurt dhe të mos përdorë shumë fjalë. Nga një studim i bërë nga ‘Bangor University’ në Uells, u zbulua se 72% e të rriturve nga mosha 18-25 vjeç preferonin t’i përdornin ‘emoji’-t për të shprehur emocionet. /revistawho.com