Në momentin e parë që një fëmijë vjen në jetë të gjithë fillojnë të pyesin se nëse i ngjan nënës apo babait. Zakonisht çdo gjë ne e lidhim me trashëgiminë dhe gjenet. Nëse tiparet e fytyrës mund të jenë një përzierje mes nënës dhe babait, duket se inteligjenca trashëgohet vetëm nga njëri prej tyre. Një studim i fundit në Skoci, ka zbuluar se fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna. U morën në studim 12.600 njerëz nga mosha 14-22 vjeç dhe u vëzhguan aftësitë e tyre konjitive (njohëse). Pas një studimi të gjerë, u zbulua se treguesi më i fuqishëm i inteligjencës së një fëmijë varet nga koeficienti i inteligjencës së nënës. Sipas shkencëtarëve, inteligjenca është e trashëguar nga kromozomet X të nënës që kanë mbi 1.000 gjene. Ndërkohë që burrat kanë një kromozom X dhe një Y, gratë kanë nga dy kromozome X. Pavarësisht se disa mendojnë se është e gabuar, shumë shkencëtarë thonë se 40-60% e inteligjencës është e trashëgueshme. Gjithashtu lidhja e fortë që një fëmijë ka me nënën e tij luan një rol shumë kryesor në zhvillimin intelektual të fëmijës. /revistawho.com