Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, ka kujtuar sot gjyshin e saj, Besim Sahatçiu. Ai ka ndërruar jetën në 2005-ën dhe njihet si një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë në Kosovë. “Gjyshi im ishte ndër të parët regjisorë kosovarë. Jam kaq krenare për të. Ai ishte i guximshëm dhe tani një rrugë në vendlindjen tonë Prishtinë mban emrin e tij”,-ka shkruar Rita në foton me emrin e gjyshit të saj./revistawho.com