Një studim i bërë së fundmi mbi efektet e karbohidrateve në organizëm, ka ndaluar në mënyrë të rreptë heqjen e tyre nga dieta. Sipas studiuesve të ‘Harvard School of Public Health’, moskonsumimi i tyre do të shtonte rrezikun e vdekjes në moshë të re.
Këshilla që këta studiues japin është: “Makaronat, buka ose orizi duhen konsumuar në mënyrë të moderuar. Nëse doni të ruani ose arrini peshën ideale, karbohidratet duhet të zënë 50 deri në 55% të dietës suaj”./revistawho.com