Të treja janë kompani mjaft të suksesshme, sepse në krye të tyre qëndrojnë njerëz të suksesshëm dhe të talentuar. Bëhet fjalë për kompanitë e organizimit të dasmave, ‘Geraldina Sposa’, ‘Ami Event’ dhe ‘Class by AV’, të drejtuara nga Armand Peza dhe Marçela Lati, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, Alketa Vejsiu. Thuhet se në një fushë të njëjtë gjithmonë ka konkurrencë, por për ta konkurrenca mesa duket nuk ekziston. Alketa ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi ku shihet pranë dy çifteve Amit dhe Ermalit, Marçelës dhe Mandit. Këtë fotografi Alketa e ka cilësuar si historike, duke qenë se si lider të kompanive kanë treguar se për ta mbi të gjitha është e rëndësishme miqësia mes njëri-tjetrit. “Foto historike! Konkurrenca nuk ekziston për aq kohë sa secili konkurron me veten! “Çdo gjë për dashuri dhe dashuri për të gjithë”! Kush është kundër ose të flasë tani, ose të heshtë përgjithmonë”, – ka shkruar Alketa bashkangjitur fotografisë. /revistawho.com