Përpara pak ditësh Lori Hoxha publikoi në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën dallohej një unazë që ngjasonte shumë me një unazë fejese. Pas kësaj të gjithë ndjekësit e saj filluan të dyshonin se Lori ka zyrtarizuar lidhjen disavjeçare me Vis Bajraktarin.
Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë dhe Lori u ka dhënë fund njëherë e mirë të gjithë zërave. Nëpërmjet aplikacionit ‘pyetje-përgjigje’ në ‘Instagram’ dikush ka pyetur Lorin: “A është e vërtetë që së fundmi ke marrë propozimin për martesë dhe je e fejuar apo ishin thjesht thashetheme?”. “Jo unë nuk jam e fejuar dhe nuk do të martohem së shpejti. Nëse ndodh ndonjëherë, ose do ta bërtasë për të gjithë botën, ose nuk do të dëgjoni asnjëherë për të”, – ka thënë Lori.
Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka disa vite që jeton një histori të bukur dashurie dhe gjithmonë është kujdesur që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të publikut dhe medias. /revistawho.com