Nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ kemi kuptuar se këngëtari Vedat Ademi është shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Vedati është baba i dy djemve, Jon Arti dhe Eren Nik, i cili nuk ka festuar ende 1 vjetorin e lindjes. Ditën e sotme këngëtari feston ditëlindjen e tij dhe për këtë ditë të rëndësishme ka realizuar një video shumë të veçantë me bashkëshorten dhe dy djemtë. Nëpërmjet videos së shkurtër ata kanë treguar se janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Videoja është realizuar nga Rezarta Shkurta dhe kompania e saj ‘Hera Company’. Madje Rezarta nuk ka nguruar që krahas videos të bëjë një urim të veçantë për mikun e saj. “U bëfsh 100 vjeç! Jam shumë e bekuar që kam një mik të vërtetë si ti në jetën time”, – ka shkruar Rezarta. Kujtojmë se dy këngëtarët vite më parë kanë realizuar dhe një bashkëpunim së bashku me këngën ‘Iki larg’. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BmyVuNlhaFp/?taken-by=rezartashkurta