Gjatë kësaj vere kemi parë se kanë mbizotëruar trende të shumëllojshme. Zakonisht vajzat e njohura të ekranit na prezantojnë me trendet më të fundit që vijnë nga bota e modës. Nga ‘Instagram’-i i tyre kemi vënë re së fundmi disa vajza të njohura të ekranit kanë bërë të tyret një palë shapka nga ‘Hermes’ të cilat kushtojnë 480 euro. Pavarësisht se janë të kushtueshme, ato duken vërtet stil dhe mund të kombinohen me çdo gjë. Madje duken shumë komode dhe mund të përdoren në udhëtime, shtëpi ose në shëtitjet nëpër qytet. /revistawho.com